Një tjetër deputet është konfirmuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë.
Arben Shala vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ndodhet në Spital në gjendje të stabilizuar.
Ai është pranuar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është pozitiv në COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur dega e LDK-së në Suharekë përmes një postimi në Facebook.
“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”,thuhet në njoftim.