Dropulli, një zonë në Shqipëri ku prej vitesh jeton pakicë etnike greke, është bërë shkas për një debat publik mes gazetarit të njohur Marin Mema dhe deputetes së PS-së, Artemis Malo.
Ky vend ishte në qendër të episodit të fundit të ciklit të dokumentarëve “Gjurmë shqiptare” nga Mema, i
Ajo ka reaguar ditën e djeshme ndaj emisionit, me ofe ndime dhe a kuza ndaj Marinit, të cilin ndër të tjera e quan pseudo-patriot dhe i bën thirrje të ndalë me ato që ajo i konsideron “pseudo-analiza”.
Kjo deklaratë nuk është lënë pa një përgjigje nga Marini, i cili po ashtu shkruan në rrjetet sociale se gradat e deputetes, “vlejnë sa një sufllaqe” dhe se shkrimi kundër tij i ngjason “hartimeve për klasën e 5-të”.
“Nuk më pëlqen tu kushtoj rëndësi atyre që shesin dëngla pa lexuar e pa ditur, pa njohur e kuptuar, pa shfletuar e menduar, por kur këta i paguajmë me taksat tona e kam të vështirë të hesht.
Sapo lexova një hartim nga një zonjë deputete e Kuvendit të Shqipërisë e cila qënka shqetësuar për dokumentarin e transmetuar dje për Dropullin. Por pse vallë ?
Hartimi i shkruar dhe i përgatitur keq si një poezi patetike e klasës së pestë nuk merret me faktet, por me mua personalisht. Ti tregon ujkun, por zonja deputete merret me gjurmët. Ti tregon dokumentat, por zonja deputete nuk i përmend fare. Ti i mëshon bashkëjetesës, por zonja deputete bën sikur nuk e dëgjon. Ti i mëshon mikëpritjes dhe zemrës së mirë të asaj zone, por zonja deputete e anashkalon. Pse o zonjë deputete ? Cfarë të frikson nga ato dokumente ? Nuk ju pëlqejnë ? Nuk ju pëlqeu mesazhi se ne jemi e do të jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë ?
E nderuar deputete unë nuk kam kohë për hartime. Nuk i bëj fresk askujt përveç vendit tim, nuk e shes vendin tim dhe as interesat e tij. Po ju zonjë si do të paraqiteni “nesër” balltazi qytetarëve të Gjirokastrës , Libohovës, Nepravishtës e Lazaratit, Tepelenës e Memaliajt, Përmetit madje edhe Dropullit, ballë të gjithë shqiptarëve të ndershëm në ato zona ? Si do të paraqiteni me hartime të tilla e mbi të gjitha mendime antishqiptare ? Si do tu thoni se keni sulmuar një gazetar që nuk bëri asgjë më shumë se të thotë të vërtetën. Thjesht të vërtetën zonjë. .Thjesht të vërtetën. E vërteta nuk mbulohet me “like” politike ju siguroj. ‘Like’ politike janë të rr eme.