Babai i deputetes socialiste Elona Gjebrea është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur deputetja me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shprehet se bota pa të atin tashmë do të jetë më e vogël.
“Me hidherim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpetim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkë shortit ideal.
Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e tē dashur. Sa shumë do na mungosh babus. Bota pa ty do jetë tani më e vogël”, shkruan deputetja.