“Mirëmbëma yje”, kështu e nis thuajse çdo herë moderatorja Arbana Osmani komunikimin me banorët e shtëpisë, në spektaklet e “Big Brother VIP”, e kjo duket se është kthyer në një fjali karakteristike të moderatores.
Mirëpo, Lori Hoxha, producentja e formatit, ka ‘pakënaqësi’ lidhur me këtë, por aspak lidhur me punën. Në një postim në Instagram, ku Lori shihet duke konsumuar kafen e mëngjesit, shkruan me humor, “Është gjithçka në rregull, deri kur Arbana Osmani nuk më thotë ‘Mirëmëngjes yll’”.
Moderatorja ia ka kthyer po ashtu me humor, duke i shkruar “Lori në dhomën e rrëfimit”. Kjo tregon edhe një herë marrëdhëniet e mira mes tyre dhe përkushtimin për punën në “Big Brother VIP”, pasi edhe batutat e gjithçka tjetër lidhet me të.