Rrëfimi i 20 vjeçares që u kap nga vjehrra dhe vjehrri duke tradhëtuar burrin e tij në Librazhd:
Prej 3 vitesh jam e martuar. Isha fëmijë kur ma mbushën mendjen dhe nuk e dija se çfarë do ndodhte më mbrapa. Familja e burrit ma mbushi mendjen dhe ma bënë “top” edhe babi më thoshte se janë familje e mirë. Ata që janë në video, vjehrri dhe vjehrra janë personat që më mbushën mendjen, më shumë vjehrra. Mua më kishin parë thjesht si pamje dhe ishte vjehrra e cila më kërkonte.
Kur jam njohur me bashkëshortin, ai ka qenë në Shqipëri, më pas u fejuam dhe ai iku në Gjermani, erdhi në Shqipëri dhe ndenji vetëm 1 muaj. Ai është 30 vjeç, kemi 10 vite diferencë.
Jemi pyetur përsa i takon lidhjeve të mëparshme, dhe ai më ka thënë se nuk kishte qenë asnjëherë as i lidhur. Nuk e kemi shijuar martesën, ai vinte rrinte një muaj dhe largohej. Edhe kur vinte rrinte më shumë në lokale. Unë qëndroja me vjehrrën dhe vjehrrin dhe gjatë kësaj kohe donin të më bënin shërbëtore.
Atë natë ika të fle gjumë dhe ata nuk e di se çfarë më kishin future, më kishin dro guar, çelësin e kishin lënë jashtë. Ata kishin një çels të vetin, dhe mund të hynin kurdo në banesën time, ku jetoja vetëm dhe shkoja pasi haja darkë me ta. Nuk e di çfarë më ndodhi atë natë por nuk mbaj mend asgjë. Atë natë vajta në spital, më dhimbte trupi madje akoma kam dhimbje. Ishte ora 12 e natës kur shkova në spital, pas ngjarjes.
Unë konsumova darkë me vjehrrin dhe vjehrrën, më pas shkova në shtëpi, pastaj nga ora 10 më duket ishte ai djali aty, pastaj erdhën më kapën, me shumë komshinj me shkopinj dhe çdo gjë. Me djalin në video kisha marrëdhënie prej 1 muaj e gjysmë. Djali nuk e dinte se isha e martuar. Nuk më kanë paralajmëruar më parë, nuk besoja se dinin gjë për tradhëtinë. Ata kanë pasur çelësin dhe hynë brenda në banesë. Ishin mbledhur të gjithë ata burra aty dhe më hoqën batanijen, më thanë fjalë të pista.