Nga Zëri i Amerikës: Një prej organizatave kryesore që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut bëri të ditur të dielën se kishte dokumentuar ato që i cilësoi se ishin kri me të qarta lu fte të kryera nga forcat us htarake ruse kundër civilëve në Ukrainë.
Në një deklaratë të organizatës ‘Human Rights Watch’ thuhej se ajo kishte gjetur disa raste që tregonin se forcat us htarake ruse kishin shkelur ligjet e luf ës në rajone të kontrolluara nga Rusia në Çernihiv, Kharkiv e Kiev.
Organizata e botoi deklaratën në Varshavë. Të shtunën trupa civilësh të v dekur u gjetën të hedhur nëpër rrugët e qytetit Bucha të Ukrainës, tre ditë pasi u shtria ruse u tërhoq nga një su lm njëmujor ndaj kësaj zone që ndodhet 30 kilometra në veriperëndim të Kievit.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment kur u pyet në lidhje me trupat e gjetur në Bucha dhe mbi deklaratën e ‘Human Rights Watch’.
Kremlini thotë se operacioni i tij special ush tarak ka në shënjestër objektiva ush tarakë dhe jo su lme ndaj civilëve.
Më 21 mars zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov, tha se oper acioni i Rusisë po kryhej nga forca profesioniste dhe të arm atosura mirë, duke hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës se forcat ruse kishin god itur objektiva civilë.