Disa foto të publikuara nga këngëtarja Fjolla Morina kanë ngritur dyshime se ajo mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie.
Në postimin e fundit në Instagram ajo pozon në bagazhin e një makine ku shihet një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Dhe për të mos u larguar nga dashuria, Fjolla vendosi në mbishkrimin e fotove një emoji zemre.
Postime të tilla zakonisht i kemi parë kur vajzat surprizohen nga partnerët e tyre. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Fjolla të ketë marrë këtë surprizë nga shoqet apo edhe t’ia ketë bërë vetes pse jo.
Këto dyshime vijnë vetëm pak kohë pas ndarjes së saj të bujshme nga biznesmeni Fisnik Syla. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’.