Dje kryebashkiaku Erion Veliaj ka vizituar Ukrainën dhe është takuar me presidentin Volodymir Zelensky. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Zelensky me anë të një postimi në rrjete sociale.
Presidenti ukrainas ka pritur delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta.
“Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lu fton pus htimin rus, ju jeni afër nesh. Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre.”