Rozë

Detaje/ Janë ndarë, s’do e besoni dot se çfarë ka bërë Bes Kallaku ndaj Xhensilës

Bes Kallaku me veprimin e fundit ngre dyshime edhe më të forta për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.

Çifti i njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej disa ditësh në mediat rozë, po përfliten se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.

Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim zyrtar. Megjithatë, së fundmi, një veprim i aktorit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Besi ka fshirë nga Instagrami fotot me Xhensilën, duke lënë vetëm njërën prej tyre. Në këtë mënyrë, la të kuptohet një shenjë që po kalojnë një periudhë të vështirë së bashku. Ndërsa këngëtarja vazhdon t’i ketë në profilin e saj.

Ndërkohë kujtojmë që Besi dhe Xhensila u martuan në shtator të vitit 2017, ndërsa në verën e vitit 2018 u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

MË TË LEXUARAT

To Top