Lajme

Detaje/ Nusja 20-vjeçare i tregon të gjitha: Si e futa të dashurin në shtëpi, nuk e shijova martesën me burrin

Nusja e kapur mat me të dashurin në krevatin martesor në Librazhd ka treguar si i njoh me të riun duke theksuar se bashkëshorti ishte 30 vjeç dhe rrinte jashtë shtetit, ndërsa ishin martuar me shkuesi.

Duke folur në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nusja nga Librazhdi shprehet se vjehrri dhe vjehrra mund ta ketë droguar atë natë dhe se nuk ndihej mirë.

Megjithatë, ajo tregon se si e futi të dashurin në shtëpi duke kryer marrëdhënie seksuale në shtratin martesor.

“Unë i thoja bashkëshortit më merr në Gjermani se nuk jetoj dot këtu, por ai më thoshte se do të rrish aty. I thoja se nuk doja të isha shërbëtore e atyre. Më kanë rrahur atë natë shumë. Vjehrra me kapi prej flokësh. E kam trupin vetëm me shenja. Vazhdoja e qetë marërdhënie me këtë djalin prej më shumë se një muaji e gjysmë”, tha ajo.

Nusja nga fshati Togëz i Librazhdit shprehet se mendonte se mund të kishte një marrëdhënie më të shëndetshme me të riun që fuste në shtëpi.

“Ky djali më pëlqente dhe thash se mbase krijojmë një lidhje bashkë. Nuk e di. Nuk jam ende e qartë. Edhe ai ka reaguar keq pas ngjarjes. Është dhunuar edhe ai. Prindërit e bashkëshortit morën në fillim në telefon prindërit e mi, djalin e tyre dhe më pas policinë”, tha ajo.

Pjesë nga biseda:

Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.

Je 20 vite?
Po!

Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.

Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi

Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.

Ti ke konsumuar darkë? S’je ndjerë mirë?
Nuk isha mirë, kisha dridhje. Shkova në shtëpi. Nga ora 22:00, ishte ai djali aty. Ata erdhën, më kapën komshinjtë, me shkopinj. Kisha 1 muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar. Ishin shumë persona, ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më hoqën batanijen. Më tha vjehrri një fjalë të pisët, se duroj dot.

Ato në video pretendojnë se të kanë paralajmëruar…
Po…(qan) Nuk e kisha kuptuar. S’më thanë asgjë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.

Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.

MË TË LEXUARAT

To Top