Lajme

Detaje që ta rrëqethin shpirtin/ Flet mjeku: Tre vjeçari që dha shpirt në kopsht kishte një shenjë 10 centimetër në fyt

Lidhur me enigmat e v dekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat të Fierit, prindërit e tij kanë takuar mjekun e urgjencës, që priti fëmijën. Ai thotë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në spital dhe me një shenjë rreth 10 centimetra si shirit në qafë.

Mjeku: Fëmija të ka ardhur pa shenja jete dhe me dy reanimatorë nuk u kthye dot në jetë. Jo me një, po me dy. Fëmija ka qenë pa shenja jete dhe këtë e ke të shkruar edhe në kartelë d.m.th. Çfarëdo lloj problemi, gjithë çfarë ka ndodhur atje, ty fëmija të ka ardhur pa shenja jete këtu. Më vjen keq, që po ta them kështu…

Mamaja e Noas: Edhe kur mby tesh vjell? Mjeku: Jo! Kur mb ytesh, nuk mund të vjellë një, që mby tet. Mamaja e Noas: Po këtë po të pyes, se ne na është thënë, që është mb ytur. Prandaj po të pyesim…

Mjeku: Si është mb ytur? Me çfarë është mb ytur, kur ai kishte shenjë? Keni shenjë tek pjesa e fytit. Atë pjesë duhet ta japë mjeko-ligjor raportin! Ke një shenjë gati 10 centimetra në fyt. Çfarë është kjo shenjë? Është shenjë. Shenjë shtrëngimi, po se çfarë, ajo ju takon atyre ta thonë! Shenjë rrypi, shenjë nga çdo gjë mund të jetë. Shikojeni, se e keni mbi 10 centimetra. Dakord? Më vjen keq, që jua them…

Ndërkohë edhe mjeko-ligjori i Spitalit Fier, që ka asistuar në autopsinë e fëmijës, tregon për shenjën në grykë tek fëmija dhe dy shenja në pjesën e ballit.

MË TË LEXUARAT

To Top