Prindërit e Genti Ihsaj nga fshati Kagjinas i Kolonjës, kanë rrëfyer momentet e fundit të të birit, që sipas tyre ndërroi jetë pas mjekimit që kishte marrë. Me lot në sy Dashamir dhe Shega Ihsaj tregojnë se 32-vjeçari nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë, vetëm ditët e fundit ankohej nga dhimbja e dhëmbit.
I riu, djalë i vetëm i familjes, raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pas shqetësimebe që kishte pasur nga dhëmballa.
“Djali erdhi nga Erseka. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Erseka ndërsa 3 lloj me kokrra që i kishte marrë më pas i piu në shtëpi, erdhi nga ora 10 nga 10 e 30 i piu. Atë pluhurin që piu në Ersekë ai e kish bërë shpellë, djersë. Ne dentisti vajti, ia kishte dhënë edhe recetën, Lenci (dentisti) i kishte dhënë recetë dhe pastaj djali vajti në farmaci dhe i mori.
Kishte shqetësime nga dhëmballa dhe koka thoshte më dhemb shumë, ishte buhavitur edhe nga gusha. Sa erdhi zbriti nga makina dhe e ndërruan se ishte bërë ujë në djersë. Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30-16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, ‘hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën?’.
Sa hoqa çorapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë, kur hyra në kuzhinë unë djali ishte shtrirë aty. Thirr o Genti o Genti e fërkova nga duart, ishte bërë akull djali nga duart, as mu përgjigj asgjë. Pastaj ngrita kujën, dola u thirra komshinjve aty ta merrnin djalin ta shpinin në Ersekë se thashë mbase nuk është aq keq.
Lajmëruan nja dy djem ambulancën, e nxorën me makinë dhe rrugës e kishin gjetur ambulancën.
Lindi djali qëkur ishte fëmijë dhe derisa u bë 35 vjet djalë, nuk ishte shtruar një herë në spital, s’kishte bërë asnjë gjilpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë, por nuk e kishte kaq saç e kishte dje të ënjtur, ne i thoshim ik në Ersekë mos hajde në shpi, shko vizitohu. Ne kërkojmë të zbardhet e drejta e djalit”, tha nëna e 32-vjeçarit.
Ndërkohë, babai i Gentit ka treguar se i biri kishte shkuar te dentisti në Ersekë, kishte marrë recetën e më pas ilaçet në farmaci. Sapo ishte kthyer në shtëpi, ai i kishte pirë menjëherë.