Pro kuroria e Durrësit ka nisur he timet për ngordhjen e qindra- mijëra shpendëve në disa pulari të qytetit bregdetar.
Organi i aku zes ka kërkuar informacion për të mësuar se kur është konstatuar rasti i parë dhe nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.
Gjithashtu, institucioni i ak uzës i ka kërkuar sot pol icisë të sekuestroje dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.
Ng ordhja e rreth 1 milionë pulave deri tani pritet që të përkeqësojë situatën e çmimeve në treg, mes pasigurisë së qytetarëve për t’i konsumuar apo jo. Në mesin e një vale të gripit të shpendëve, që ka prekur dy prej pularive më të mëdha në qytetin e Durrësit, çmimi i pulave dhe vezëve në treg është rritur ndjeshëm.
Gjatë ditës së sotme, çmimi i pulave në tregjet e Tiranës, ka arritur deri në 16 mijë lekë të vjetra, nga 10 mijë lekë që është shitur deri disa ditë më parë. Edhe çmimi i vezëve ka pasur një rritje të ndjeshme, ku një kokër është shitur deri në 35 lekë.
Dy subjekte në Durrës kanë pësuar dëm kolosal financiar dhe jo vetëm me ngordhjen e 1 milionë pulave ditën e sotme. Mësohet se ato janë grumbulluar në magazinat e secilës firmë.
Përfaqësues të subjekteve thonë se janë të fundit sa i takon përhapjes virale dhe se deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga Ministria e Bujqësisë. Ata theksojnë se situata është alarmante jo vetëm për humbjen e shpendëve, por dhe për rrezikun që i kanoset shëndetit të njeriut.
Kurse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë importin e pulave nga zonat ku janë konfirmuar rastet me gripin e shpendëve në Shqipëri.