Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit, në afërsi të Tiranës, një ngjarje tejet e trishtë.Burime nga policia për bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo.
Nuk dihet ende mosha e saktë e fëmijëve, por që paraprakisht dyshohet që ata të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeç.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ky është një liqen artificial, i cili ndodhet në mes të fshatit Prush dhe Lalm rrethuar nga pishat e larta dhe një gjelbërim i dendur.Liqeni i Prushit ka një kapacitet prej 300 000 m³ ujë. Sidomos në periudhën e verës frekuentohet shumë për ambientin dhe qetësinë që të fal ky territor.