Presidenti i Ukrainës Zelensky deklaron për herë të parë se ai është gati që të heqë dorë nga territore të vendit që drejton me qëllim që t’i japë fund problemeve me Rusinë dhe të rikthehet paqja mes tyre.^
Volodimir Zelenski ka deklaruar se “Ukraina është e gatshme të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë, nëse forcat ruse tërhiqen në pozicionet e tyre të 23 shkurtit, pra të një ditë para nisjes së betejave duke hequr dorë nga pretendimet për territorin e Krimesë, të aneksuar nga rusët në vitin 2014.I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hiqte dorë edhe nga rajoni i Donbasit, Zelensky tha se nuk u zgjodh president i një mini Ukraine.
“Unë u zgjodha president i Ukrainës nga populli ukrainas, jo president i mini-Ukrainës”, shtoi ai.Megjithatë Zelensky thekson se “nga ana jonë, jo të gjitha urat diplomatike janë sheshuar”. Ofensiva ruse po vazhdo në Ukrainë prej 73 ditësh.Tani, të gjitha forcat ruse janë përqendruar në jug të Ukrainës. Beteja më e madhe po zhvillohet në fabrikën e çelikut Azov në Mariupol, ku brenda ka ende shumë civilë, mes tyre plot gra e fëmijë.Askush nuk e ka pritur këtë lëshim nga Zelensky. Ai gjithmonë ka deklaruar se nuk heq dorë lehtësisht nga trojet e Ukrainës. Urojmë që kjo situatë të përfundojë shpejt.