Gazetari Artan Hoxha tha gjatë emisionit “Opinion” se Nuredin Dumani ishte nisur për të ek zekutuar një person në qytetin e Elbasanit kur ndaj atij vetë është kryer një at entat që e la të pla gosur.
Ngjarja ndodhi në Papër të Elbasanit. Sipas gazetarit, personi që do të vri ste Nuredin Dumani ishte një biznesmen. Këto detaje i ka nxjerrë për uniformat blu, bashkëpunëtori i Dumanit, Henrik Hoxha, i cili është personi që e ka ndihmuar për ta çuar në Fier.
“Deri tani në këto momente rezulton që ai ka qenë i përgatitur për një at entat. Personi që është ndaluar, bashkë me të, Henrik Hoxha, ai ka dhënë pak a shumë edhe personin që ka qenë objektivi që sigurisht nuk ishte Talo Çela. Ka qenë një person tjetër i cili jeton në qytetin e Elbasanit. Ai po shkonte për të ek zekutuar dikë. Sipas personit tjetër që e ka ndihmuar, që e ka hequr nga vendngjarja dhe e ka çuar në Fier, po shkonte për të ekz ekutuar një qytetar të Elbasanit, i cili ka një biznes atje. Ka qenë për këtë gjë. Ka qenë për këtë gjë, nuk ka qenë për atë që thuhet”, tha Hoxha.