Një dëshmi tro nditëse që tregon për gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili i dha fund jetës duke u vet ëhe dhur nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Covid 2”.
Gazetari Enver Doçi zbardh për “BalkanWeb” bisedën që vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë me fqinjin e tij.
Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rrysh fetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Gjatë bisedës shprehet i tr onditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.
Fqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ia hodha, ia hodha…
Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?
Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…
Fqinji: Shyqyr që je mirë!
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital, nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.