Beatrix Ramosaj i la mënjanë të gjitha dhe hyri në shtëpinë e BBV për të surprizuar Donaldin. Kur Arbana i tha që Trixa e pret jashtë, Donaldi u shpreh: “Po sikur mos dal fare, siç bëri ajo javën që shkoi e nuk erdhi?” Por gjithsesi vendosi të dilte për të takuar partneren e tij.
Kur po dilte, Trixa e thirri ta përqafonte shpejt, por Donaldi i ngadalësoi hapat më shumë. Pastaj ajo u afrua ta përqafojë dhe ai i foli kitaristit.
Më tej Beatrix filloi të mbajë një fjalim ku mbi të gjitha theksoi se e ka mbështetur shumë nga jashtë, por ai nuk e la të mbarojë asnjë fjali deri në fund.
Dhe pse më tej u dorëzua tha se nuk është tip i luleve dhe i trëndafilave teksa skena ishte e rrethuar me lule dhe Trixa këndoi.
Ajo i dedikoi një këngë dhe pasi e shkëmbyen një puthje u ndanë sërish. Tani Donaldi do marrë surprizën e radhës ku do jetë nëna e tij dhe këngëtari i dashur nga të gjithë Alban Skënderaj. fNë një moment ai e preku Beatrix te faqet si Borën.