Rozë

Dha puthjen e parë me Arbërin/ Einxhel pendohet: Mund të kishte shkuar ndryshe

Marrëdhënia e Einxhel dhe Dagz në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka qenë disi e paqartë për shumë kohë, pasi ndonëse kishin pranuar pëlqimin me njëri-tjetrin, dukej se gjërat mbeteshin në vend numëro.

Arbri 'ironizon': Einxhel ka qarë për mua | Shqip Press

Megjithatë, ditën e djeshme ata kanë kaluar një nga momentet më intime brenda shtëpisë. Dyshja e kanë nisur ditën pranë njeri-tjetrit, madje kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë romantike. Teksa të gjithë menduan se lidhja e tyre po zyrtarizohej, Einxhel i ka habitur të gjithë. Teksa bisedonte me Beniadën, moderatorja u shpreh e shqetësuar prej ngjarjes së ndodhur.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha ndër të tjera moderatorja.

Nga ana tjetër modelja seksi u përpoq ta qetësonte duke e nxitur të shijojë momentin. “Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet”, i tha ajo.

Mirëpo, Einxhel ishte e bindur se gjërat mund të shkonin ndryshe. Ndaj, do të na duhet të presim si do të reagojë Dagz lidhur me këtë…

Arbëri i ka sjell pozitivitet shtëpisë”/ Flet e motra e DJ Dagz: Einxhel më  duket... - Lifestyle

MË TË LEXUARAT

To Top