Lajme

Dhimbje e madhe! Covid-19 i merr jetën fëmijës shqiptar, ishte vetëm një vjeç

Koronavirusi i mori jetën e një fëmije një vjeçar nga Manastiri. Sipas Institutit të Shëndetit Publik bëhet fjalë për një fëmijë i cili ka qëndruar në shtëpinë e fëmijëve pa prindër në Manastir.

Paraprakisht ai ka qenë i shtruar për kurim në Klinikën e Fëmijëve si pasojë e komplikimeve nga sëmundje të tjera kronike. Fëmija 1 vjeçar ka vuajtur nga Epilepsia, Hidrocefalusi, Malnutricioni, Kardiomiopatia.

Pasi ka marrë test pozitiv me Covid, fëmija disa ditë me radhë ka qëndruar në ventilim mekanik në repartin urgjent.

MË TË LEXUARAT

To Top