Lajme

Dhimbje e madhe! Humb jetën 19-vjeçari duke punuar në ‘Portin e Durrësit’

Një ngjarje e trishte ka ndodhur në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit. Një punonjës ka humbur jetën si pasojë e një a ksidenti në punë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ku punëtori fatkeq është tërhequr z varrë nga vinçi, duke mos i dhënë asnjë shans për jetën.

Ai ishte vetëm 19-vjeç dhe mësohet se vetëm pak ditë më parë kishte filluar punë. Ndërkohë ka reaguar dhe policia e Durrësit me një njoftim për shtyp.“Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po vazhdon kryerjen e procedurave të tjera.Ndërkohë një grup hetimi ka shkuar në vendngjarje dhe po pyet dëshmitarët e tjerë të pranishëm si do dhe do shikohen kamerat. Më vonë pritet të dalind etaje të tjera nga kjo ngjarje.

MË TË LEXUARAT

To Top