Ndërron jetë biznesmeni i njohur nga Kosova dhe Ernest Jusufi.
Mediat në Kosovë raportojnë se Jusufi, i cili mbante edhe postin e drejtorit të Birrarisë “Peja”, ishte i infektuar me koronavirus. Ai ka ndërruar jetë në qytetin e Shkupit në Maqedoni.
Lajmin për vd ekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.