Situata vijon të jetë e rënduar nga pandemia në vendin tonë sa i përket pandemisë nga koronavirusi.
Bëhet me dije se gjatë 24 orave të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19 dy persona nga Elbasani, një 37-vjeçar dhe një 73-vjeçar.
Mësohet se i riu nuk kishte asnjë së mundje tjetër shoqëruese. 37-vjeçari prej 10 ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mëngjesin e sotëm ka humbur jetën.
Kujtojmë që ditën e djeshme humbi jetën nga Covid edhe Arianit Alliu, drejtor i Pallatit të Kulturës në Librazhd, 46 vjeç dhe nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.