Lajme

Dhimbje e madhe! Koronavirusi i merr jetën ish-zëvendës Kryeministrit shqiptar: I qoftë dheu i lehtë!

Ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku, ish-zv.kryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputet në parlamentin e Shqipërisë.

737 raste të reja me COVID dhe 13 viktima! Ndërron jetë në avion ish-  zv.kryeministri Bashkim Kopliku, ishte nisur për kurim në Itali -  Shqiptarja.com

Kopliku në profesion inxhinier elektronik, vdiq nga COVID 19. Gjendja e tij u rëndua ditët e fundit por mjerisht askush nuk mund ta ndal ikjen e tij.

Kopliku do të mbahet mend si një zyrtar dinjitoz i shtetit shqiptar, një deputet me identitet të forte politik dhe një kritik i ish- kryeministrit Meksi dhe ish- presidentit Berisha.

Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, por ishte një qytetar aktiv dhe mendje kritike që do t’i mungoje shoqërisë shqiptare.

Ndahet nga jeta Bashkim Kopliku, një nga politikanët më dinjitozë të viteve  90 në Shqipëri – Gazeta Tema

MË TË LEXUARAT

To Top