Lajme

Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta diplomati i njohur shqiptar

Hajdar Muneka, diplomat i njohur dhe me një përvojë shumë të gjatë, është ndarë në mbrëmjen e së enjtes nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftoi deri në fund, por pa mundur ta fitojë këtë betejë .

Hajdar Muneka kontribuoi për vite me radhë në shërbimin tonë diplomatik dhe ishte një njohës shumë I mirë I çështjeve aziatike. Ai ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Maljazi, dhe Jo rezident ne Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh , Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.

Nga profesioni i gazetarit në Radio Tirana, ai kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke I dhënë një kontribut të spikatur diplomacisë shqiptare.

Si botues I librit “ Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën” një ese me vlerë për historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, si dhe të një vepre tjetër nga kjo temë e cila pret që të botohet pas ndarjes së tij nga jeta, harmonizoi me mjaft mjeshtri aftësinë e gazetarit me atë të diplomatit.

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë , ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë të fushës së diplomacisë.

MË TË LEXUARAT

To Top