Lajme

Dhimbje e madhe! Nuk ia doli dot mbanë, 11-vjeçarja shqiptare jep shpirt në Itali





Ka humbur jetën pak pas mesnate në repartin e reanimacionit në spitalin e Padovas 11-vjeçarja Emanuela Brahja, e cila ishte vik timë e një aksid enti të hënën në mbrëmje, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj, në Reschigliano.

Shtëpia është mbushur me të afërm rezidentë në Itali, por edhe të tjerë të ardhur nga Shqipëria pas aks identit, me shpresën që Emanuela do t’ia dilte mbanë.

E lindur dhe rritur në Itali, ajo do të prehet në vendin përtej Adriatikut, ku familja banon prej 25 vjetësh.

Agron dhe Esmeralda Brahja kanë edhe dy vajza më të rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra mbush 18 pikërisht sot, një ditë në të cilën gëzimi ia ka lënë vendin hidhërimit.





MË TË LEXUARAT

To Top