Rozë

Dhimbje e madhe për shqiptarët! Aktori dhe regjisori i njohur humb jetën nga Covid-19: I paharruar qoftë!

Regjisori i njohur shqiptar Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare nga COVID-19.

Muharrem Fejzo: Filmat duhen ruajtur, janë arti dhe fotografia si kemi qenë

Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan ai.

Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.

Vdes regjisori shqiptar Muharrem Fejzo - KOHA.net

MË TË LEXUARAT

To Top