Një 16-vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ajo ishte shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv ku kishte marrë trajtim kundër koronavirusit dhe ditën e djeshme gjendja e 16-vjeçares ishte përkeqësuar, duke u dobësuar funksionimi i mushkërive dhe zemrës.
“Sipas raportit bëhet fjalë për rast të rëndë, varësi nga terapia me oksigjen me pneumoni të rëndë nga Covid-19. Gjatë analizave pas hospitalizimit është diagnostikuar me tromboemboli. Gjatë ditës së djeshme i janë keqësuar parametrat vitale, pas çka ka ardhur deri tek dobësimi i zemrës dhe mushkërive”, thuhet në njoftimin e Ministria e Shëndetësisë.