Një pr otestë po zhvillohet në këto momente në Tiranë përballë kryeministrisë. Të afërm dhe familjarë të fëmijëve që kanë mbetur në kampet siriane kërkojnë që shteti shqiptar të interesohet dhe ti kthejë ata në familje.
Sipas organizatorëve janë 51 fëmijë që jetojnë në kushte të mjerueshme në këto kampe dhe që kërkojnë të kthehen në vendin e tyre.
Imami Ylli Gurra i ka bërë thirrje qeverisë të bëjnë përpjekje për të riatdhesimin në gjirin e familjes së këtyre fëmijëve.
Sot këta familjarë kanë 6 vjet që derdhin lot për humbjen e pakonfirmuar të të afërmve të tyre.
Këta fëmijë nuk mund të bëhen turpi i Shqipërisë. Qeveria e kanë mundësinë dhe me aleatët atje që ti rikthejnë ata fëmijë.
6 vite kanë tejkaluar çdo kohë. Në emër të paqes, dashurisë që ka çdo qeverri për qytetarët e tyre, duhet të ndërrmarin sa më shpejt këtë hap’-tha Gurra.