Lajme

Dhimbje! Këngëtari shqiptar humb babanë, ta prek shpirtin me fjalët: Dritë e paç!

Një lajm i trishtë ka ardhur nga këngëtari i njohur, Vlashent Sata. Ai ka humbur babain e tij, studiuesin dhe kritikun e muzikës.

Këngëtari i njohur humb njeriun e shtrenjtë

Loro Sata është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vlashenti i ka dedikuar të atit fjalët më të ndjera, ku mes të tjerash shprehet se ai është për të muzika dhe dashuria për jetën.

‘Ti do jesh gjithmone nota ime e pare!

Image

Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal! Nate me shi sot baba im, po neser me ty ne shpirt prap kam me knu si mke msu ti! Drite paç o femija ma i bukur qe kam njoft!’, ka shkruar Vlashenti.

Vlashent Sata koncert në TeatrinMetropol,të ardhurat për jetimët ...

MË TË LEXUARAT

To Top