Luana Vjollca ka realizuar projektin e saj “Thuaje” dhe postimet e saj të fundit kanë qenë goxha të forta. Ajo ka publikuar një foto duke qeshur e tjetra është duke qarë, ku përbri shkruan:
“Çfarë jemi në Instagram vs çfarë jemi në jetën reale. Ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet pas një buzëqeshje”.
E në fakt në të tillë foto nuk e kishim parë asnjëherë Luanën pasi ajo zgjedh gjithmonë të jetë e kuruar e mjaft e kujdesshme.