Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, pas infe ktimit të tij me Covid-19.
Duke i shprehur ngushëllime familjes së artistit për humbjen e rëndë, Berisha thekson se pavarësisht se Bajo luf toi për ditë të tëra për jetën në spi tal, atij nuk iu sigurua gjaku që i duhej për të fituar këtë betejë.
Ish-kryeministri, në këtë mesazh ngushëllimi, po ashtu nuk ka lënë jashtë vëmendjes pasardhësin e tij në krye të ekzekutivit, Edi Ramën, ndërsa shprehet: “Atij në sistemin e shpartalluar mjekësor i mungoi gjaku që mund të ishte edhe shpëtimtar dhe ata që lëshojnë sot pshërtima hipokrizie për vde kjen e tij dhe që udhëtojnë për vete me avion në dispozicion me paratë e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk ia siguruan…”.
Postimi plotë:
Dielli nuk lindi sot per skulptorin e njohur Arben Bajo!
Te dashur miq, Covid 19 nderpreu parakohe krijimtarine dhe jeten e skulptorit te talentuar Arben Bajo, qe luf toi per dite te tera ne spi tal me semu ndjen e rende. Por atij ne sistemin e shpartalluar mjekesor i mungoi gjaku qe mund te ishte edhe shpetimtar, dhe ata qe leshojne sot pshertima hipokrizie per vde kjen e tij dhe qe udhetojne per vete me avion ne dispozicion me parate e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun qe i nevojitej Arbenit dhe nuk e derguan ne nje qender me te specializuar me sistem qarkullimi jashtetrupor qe edhe mund ti shpetonte jeten.
Miq, Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit te Arteve dhe njeri prej skulptoreve me te talentuar te gjenerates se tij. Veprat e tij te ekspozuara brenda dhe jashte vendi u çmuan dhe u vleresuan me interesin e merituar.
Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes dhe miqve e te afermve te te ndjerit Arben Bajo dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! Ngushellime!! sb