Rozë

Dikur ishin mikesha të mira/ Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi janë zënë sërish, ja ku

Të gjithë ishin shumë të fokusuar të shikonin ribashkimin e Borës dhe Donaldit në sfilatën e Valdrin Sahitit, por mbeti jashtë fokusit një tjetër marrëdhënie, ndoshta edhe më e ndërlikuar se historia e çiftit të famshëm. Bëhet fjalë për Leonora Jakupin dhe Nora Istrefin, dy ish-mikesha që nuk flasin më.

Rindizet sherri i Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit, dikur mikesha sot thumba

Rindizet sherri i Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit, dikur mikesha sot thumba

Duke qenë se të dyja artistet ishin muzat e stilistit, iu desh të ndanin së bashku një kohë të gjatë.

“Panorama plus” raporton se në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me shpoti. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Ndërsa Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizit kosovar.

Shkak për debatin mes tyre është bërë pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që siç thuhet e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave nuk ka qenë më njësoj duke mos pasur më asnjë kontakt.

Pak kohë më parë, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre. Leonora tha te “Shiko kush luan” se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje.

Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, tha ajo.

Rindizet sherri i Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit, dikur mikesha sot thumba

MË TË LEXUARAT

To Top