Në “Për’puthen” është transmetuar takimi i Albit me vajzën e re, Alesian. Por si gjithmonë, pavarësisht se takimi shkoi shumë mirë, pati debate të ashpra në studio.
Gjatë javës Alvisa dhe Mikela kanë patur debate të ashpra, që nisën pasi kjo e fundit quajti Albin “zar” të Bashkimit dhe Alvisës, të cilët kanë krijuar shoqëri të mirë në program.
Alvisa tha se pas rrëfimeve të vajzave, ky diskutim i dukej i kotë.
Mikela i kërkoi sqarim, pse i ka thënë “Shtrihesh nëpër takime”, por konkurrentja tha se e kishte veçse në kuptimin e parë, pa asnjë tendencë.
“Më ke thënë një ofendim, që publiku nuk e ka parë, është shumë e shëmtuar”, tha Alvisa.
Asnjëra prej tyre nuk u tërhoq nga mendimet e tyre, madje Mikela i kujtoi edhe të kaluarën në program, që bëri që gjërat të tensionoheshin.
Opinionistja Elona Duro e konsideroi këtë “lu ftë me a rmë të ulëta”, edhe sepse ato kanë më shumë kohë në program dhe janë dy nga konkurrentet më të forta.