Ministrat e kabinetit “Rama”, janë njëri më i pasur se tjetri. Ky konstatim vjen sipas të dhënave që ata kanë deklaruar pranë ILDKPKI, megjithëse jo të gjithë ministrat kanë qenë transparent me pasurinë.
Blendi Çuçi është një nga ministrat që rezulton i “m byt ur” në pasuri. Çuçi mori detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në janar 2019.
Kujtojmë se Çuçi është bërë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.
Përveç se për pozicionet politike që ka mbajtur nën logon e PS -së, emri i Blendi Çuçit, është lakuar edhe kur nisi bashkëjetesën me ish të dashurën e kryeministrit Edi Rama, Delina Fico, e cila sot është bashkëshortja e tij. Por Fico është vajza me të cilën dikur Rama doli pa asnjë rrobë në trup me të në plazh.
Ky aspekt nuk është se përbën problem për të, pasi shpesh e kemi parë të lumtur në krah të Ramës.