Lajme

Dikur ishte kampion Shqipërie dhe nënkampion Europe/ Ja çfarë pune bën sot Ilir Suli

Ilir Suli ishte 37 vjeç kur mbylli karrierën si peshëngritës. Sot është larg imazhit të nënkapionit të Europës në vitin 2000. Prej shkurtit të vitit të shkuar punon në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist për rekrutimin e ush tarëve të rinj.

Me ish-kolegët nuk mban kontakte. Edhe pse ishte një ndër sportistët më të famshëm në vend, me rekorde të vendosura dhe medalje të ftuara.

“U bëra ca kohë që jam shkëputur. thjesht jam mbyllur pak në atë kafazin tim si i thonë”, thotë ish-kampioni. Që pas mbylljes së karrierës si sportist deri në nisjen e punës në ministri, kaluan 10 vjet.

“Thjesht merrja frymë, çfarë mund të bëjë njeriu. S’u mora me asgjë”, thotë Suli. Tashmë zhvillimet në sportin shqiptar i sheh nga jashtë, por jo pa keqardhje.

Ç’është e vërteta për sportin kanë bërë, kanë bërë fusha të mira, stadiume të mira. Kërkojmë thjesht të jetojmë me dinjitet në vendin që kemi dhënë, kaq asgjë më shumë”, shprehet ai.

Por a fitohet jetesa në Shqipëri si sportist elitar? “Unë kam marrë gjatë me të gjitha medaljeve nga shteti dhe sponsorat rreth 70 milionë. Të jepnin medaljen dhe asgjë tjetër. Kur merr pjesë në një garë nderon flamurin. Shtetit pastaj duhet të shpërblej”, thotë ish-peshëngritësi.

Aktualisht në Ministrinë e Mbrojtjes punojnë kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, peshëngritësi Briken Çalja, xhudistët Nora Gjakova, Distria Kresniqi dhe Indrit Cullhaj, si dhe atleti Ilir Këllezi.

MË TË LEXUARAT

To Top