Rozë

Dikur mblidhte pjeshka në Greqi, e gjeni dot se cili është ky gazetar që u fut në ‘Big Brother’?

Të shtunën e 24 dhjetorit nisi zyrtarisht edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania, ku pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë bërë për momentin 15 konkurrentë. Një prej tyre është edhe gazetari i njohur i polemikave dhe shumë i drejtëpërdrejtë, Ronaldo Sharka.

Futen edhe dy konkurrentët e radhës në Big Brother VIP, Ronaldo Sharka  "izolohet" i vetëm - shqip

Në rrëfimin e tij para se të bëhej pjesë e shtëpisë së Big Brother, ai rrëfeu se ka qenë dëshira e tij që ai të behej pjesë e këtij reality shoë dhe për këtë arsye, Vëllai i Madh e ka vendosur përpara një sfide gazetarin, duke e lënë të qëndrojë fillimisht brenda një rulote dhe jo shtëpisë.

Por, kush është Ronaldo Sharka për të gjithë ata që nuk e njohin? Ai është moderator i emisionit të njohur, ‘Expuls’ në RTV Ora.

Në një intervistë televizive të disa kohëve më parë, Ronaldo ka treguar se është nga Lushnja dhe ka jetuar një fëmijëri të vështirë, për shkak të bul lizimeve.

Fëmijët e tjerë në shkollë dyshonin tek orientimi i tij seksual, teksa ndër të tjera ai ka rrëfyer se dëshira e tij më e madhe ishte televizioni dhe gazetaria, një ëndërr tashmë e realizuar. Gjithashtu, ai ka treguar mes emocionesh që për shkak se për të paguar universitetin dhe qiranë është detyruar që gjatë muajve të verës të vilte pjeshka në Greqi.

‘Që unë të paguaja studimet në Universitet, që të paguaja qiranë e shtëpisë në Tiranë, që të jetoja këtej, ka pasur raste që kam punuar në Greqi gjatë periudhës së verës. Punoja në bujqësi, vilja pjeshka” – ka treguar Ronaldo disa kohë më parë në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon.

Gazetari Ronaldo Sharka: Kam Dashur të denoncoj një komentues - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top