Rozë

Dikur tallej me Einxhel që shikonte filxhan/ Iliri i kërkon t’ia shikoj fatin tani

Katër banorët finalist po i shijojnë ditët e tyre të fundit në shtëpi. Të premtën është finalja e madhe e Big Brother VIP, ku njëri nga katër finalistët do të rrëmbejë çmimin prej 115 mijë eurosh.

Teksa janë drejt fundit, ata po mundohen që ditët t’i kalojnë qetë dhe larg debateve. liri e ka ngacmuar gjatë Einxhelin teksa i kërkonte t’i lexojë filxhanin para finales.

Me shaka Einxhel iu përgjigj: Ik se sjell ters. Kujtojmë se në finalen e 18 shkurtit janë 4 banorë: Donaldi, Beniada, Iliri dhe Einxhel.

Pas eleminimeve të përjavëshme dhe emocioneve të forta të përjetuara, Einxhel, Iliri, Donaldi dhe Beniada kanë diskutuar mëngjesin e sotëm lidhur me konkurrentët që do të donin të ishin ende në shtëpi.

Ishtë pikërisht Iliri ai që sfidoi banorët për të gjetur së kë do të dëshironte ai të kishte në krah natën e madhe të 18 shkurtit. Pa hezituar, të gjithë janë përgjigjur me emrin e Tan Bramës,

banor i cili hyri shumë vonë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por fitoi zemrat e publikut për shkak të batutave dhe situatave të ndryshme që ai krijoi.

Iliri: Kush e gjen tani se kë person do të kisha dashur sot me ne. Të gjithë: Tanin. Beniada: Fole sot për Tanin. Einxhel: Ai nuk gënjeu kur tha se donte Tanin në finale.

MË TË LEXUARAT

To Top