Dimri në Kukës, Has e Tropojë ka trokitur zyrtarisht. Ulja e ndjeshme e temperaturave në Kukës është shoqëruar me reshjet e para të borës që arrijnë 1-4 cm në lartesitë 400 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu Mali i Gjallicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora.
Reshje bore ka patur edhe në fshatrat e Shishtavecit, shpatet malore të segmentit Fushë-Dukagjin të Rrugës së Kombit, por pa probleme në lëvizjen e automjeteve. Dëbora ka zbardhur edhe malet e Hasit dhe rrugët nacionale. Lëvizja në akset rrugore nacionale dhe ato bashkiake nuk paraqesin problem pasi akset janë të qarkullueshme në të gjithë Qarkun e Kukësit ndërsa mjetet e kontraktuara në rrugët nacionale mbeten në gatishmëri për përballimin e situatave të mundshme.
Reshjet e para të borës mbuluan edhe lartesite e Tropjes ndersa policia Rrugore me qëllim shmangien e aksidenteve apelon qytetarët që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ulin shpejtësinë.