Rozë

Diola e tha hapur: Kush tha që nuk e pëlqej Luizin unë, ai është djalë fantastik

Diola ishte së fundmi e ftuar në “Fan Club” ku foli për herë të parë pas eliminimit. “A mendon që po të ishe krah Luizit do vazhdoje të ishe në Big Brother?”, u pyet ajo.

“Po kush tha që unë nuk jam në krah të Luizit?”, u përgjigj Diola. Teksa Megi Pojani tha se të gjithë banorët kur dalin jashtë shtëpisë bëhen me Luizin, Diola e sqaroi më tej përgjigjen e saj.

“Unë që në fillim kam qenë një ndër të paktat (jam futur në kohën kur ishte sëmundja e Luizit dhe ishte një tra umë për të gjithë ne) që jam futur në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë ai është një djalë fantastik (janë të regjistruara) por e ka bërë këtë për një arsye dhe unë do ta mbështes dashurinë e tyre.

Unë kam qenë pro dashurisë së tyre, nuk kam qenë dakord me ofendimet, me bullizimet që ai mund të ketë bërë. Unë nuk kam mbajtur asnjë anë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se kur ishte në shtëpi, Diola për një farë periudhe pati debate të forta me Luizin dhe më pas thuajse s’kishin komunikim mes tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top