Rozë

Diola thumbon Kiarën keq fare: Kur ishte sëmurë u kujdesa sikur ta kisha vajzë, ajo është një mosmirënjohëse

Një nga nutricionistet më të famshme në Shqipëri Diola Dosti, e cila ka qenë pjesë e Big Brother VIP, për një muaj e gjysmë, së fundmi ka dhënë një intervistë në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku.

Ndër të tjera Diola foli për marrëdhënien e Luizit me Kiarën dhe sipas saj ka dashuri mes tyre por gjërat brenda shtëpisë janë komplet ndryshe.

Gjatë intervistës ajo e quajti Maestro Armaldo Kllogjerin pro vokues të ulët dhe pa karakter, duke zbuluar disa prapaskena të banorëve të Big Brother VIP.

Por ndonëse nuk i ka pohuar asnjëhere me zë të lart, ka patur edhe raste që Diolës i ka mbetur hatri me banorë të tjerë, dhe për herë të parë ajo ka zbuluar emrin në emisionin ‘Glamour Zone’.

Ester Bylyku: Cili nga banorët është më mosmirënjohësi?

Diola Dosti: Do thoja Kiara. Kur ajo ishte sëmurë me mesin unë e kam parë si vajzën time, kujdesesha shumë për të. Përgatisja çdo vakt të shëndetshëm dhe kur Arbana e pyeti se cili nga banorët ka treguar kujdes të veçantë për të, ajo nuk më përmendi. U zhgënjeva të them të drejtën. Por ndoshta e ka patur nga emocionet.

MË TË LEXUARAT

To Top