Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, është treguar së fundmi e hapur në një bisedë me Dean, duke rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen e tyre. “O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen.
Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia. “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.
Në fakt Diola i referohej një dashurie platonike, pasi personi për të cilin ajo po fliste është Bob Proctor, mentor dhe autor librash.Pra nuk ka patur një raport dashurie apo njohje, por e ka njohur përmes trajnimeve që ai zhvillon online.
Ai ishte i njohur për librin e tij më të shitur në New York Times “You Were Born Rich”. Diola ka treguar se herë pas here bën trajnime për sukses, rritje dhe përmirësimin e vetes.