Shqipëria ka dë buar diplomatin rus. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftoi sot, se ka dë buar sekretarin e dytë të ambasadës ruse në Shqipëri, Alexey Krivosheev me argumentin se shkeli masat anti-covid-19.
Tirana zyrtare thotë se pasi deno nci meve për shkeljet e masave nga diplomati, i shprehën shqetësimin ambasadorit Mihail Afanasiev, por shton se ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave.
DEKLARATË PËR SHTYP E MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME:
Qeveria Shqiptare dëshiron for cimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cen uar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19.
Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe deno ncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.
Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati.