Ndërhyrja që ka bërë Einxhel në krah pas inci dentit që pati brenda shtëpisë së Big Brother VIP është kryer me sukses. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka folur nga spitali duke thënë se ndihet shumë mirë dhe bëri një koment për të gjithë banorët.
Ajo komentoi dhe ata që qeshën pasi theu krahun duke thënë se nuk është faji i tyre sepse po përpiqej të mos bënte panik pavarësisht dhimbjeve.
“Jam shumë mirë, sidomos pas make up dhe rregullimit të flokëve. Më ka marrë shumë malli që tani. Doja të shpjegoja pjesën e të qeshurës. Nuk është faji i banorëve, në momentin që ndodhi nuk doja të përhapja panik, as të merakoseshin familjarët.
Rezultoi që kisha bërë shumë mirë që nuk kam lënë njeri të ma prekë se ia lehtësova punën doktorit. Kur doktori më tha që do më vinte allçi thashë që është lajm i bukur për Donaldin se mezi po pret ta pikturojë dhe kam ardhur deri në spital me frutat e ngrira që më dha Iliri. Nuk jam e surprizuar se e di sa njerëz të mirë janë të gjithë”, tha Einxhel.