Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë që nga pu shtimi rus i cili ka nisur 10 ditë më parë ka arritur në të paktën 351, ndërsa 707 të tjerë janë plag osur, njoftoi monitoruesi i OKB-së në një deklaratë të raportuar nga Reuters.
Shumica e vi kti mave civile u shkaktuan nga a rmë shpërt hyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë gr ana timet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave dhe nga sul met me raketa dhe ajrore.
Vëzhguesit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se dyshohet se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.
“OHCHR beson se shifrat reale janë më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht në ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armi qësitë intensive u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit”.
Gjithashtu qindra vik tima civile dyshohet se janë raportuar në qytetin Volnovakha, i cili kishte t entuar të hapte një korridor të sigurt eva kuimi, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me këtë rast, shkruajnë mediat e huaja.