Rozë

Dita e dashurisë/ S’do e besoni dot se çfarë dhurate ka marrë Kiara dhe Luizi ditën e sotme nga ‘Big Brother’

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Çifti, që ditë më parë u ‘martuan’ në një ceremoni brenda shtëpisë, po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Ata kanë nisur ditën e sotme që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime. Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.

Ata shkëmbyen vazhdimisht puthje dhe tashmë e kanë shprehur se janë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin brenda. Të njëjtit kanë filluar edhe të bëjnë plane për dasmë, e madje komentojnë vazhdimisht pushimet në ishujt Maldive.

Ashtu siç edhe e kishte njoftuar pak ditë më parë, Luizi do t’i bënte një surprizë Kiarës. Gjithçka do të ishte në kuadër të Shën Valentinit. Dhe me sa duket Luizi e bëri realitet ëndrrën e tij.

Sot Top Channel ka publikuar këngën e Luizit dedikuar Kiarës, me titull “Me Ty”. Kënga sapo është postuar nga “Top Channel’për 30 minuta ka thyer rekord duke u dëgjuar nga 50 mijë veta, kjo shifër sa vjen dhe rritet me shifra të pabesueshme.

Ky Shën Valentin ka gjetur të izoluar çiftin më të ri të showbizit shqiptar, Kiarën dhe Luizin, që ka bërë për vete gjithë shqiptarët.

MË TË LEXUARAT

To Top