Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë në Malin e Tomorrit për festën e Baba Aliut, duke u ngjitur në majë të këtij mali madhështor.
E nga aty ajo ka bërë një mesazh për të gjithë shqiptarët.
‘Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit!’, shkruan Kryemadhi në Facebook. ‘Zoti i bekoftë shqiptarët!’, ishte urimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Ajo ishte e shoqeruar ne kete vizite ne Malin e Tomorrit, nga anetarja e Kryesise se LSI-se, Elona Guri.