Data 20 nëntor 2020 shënon hapjen dhe njohjen zyrtare të Ambasadës së parë shqiptare në Australi. Ky lajm u bë me dije nga faqja zyrtare e Ambasadës Shqiptare në Kanberra.
Në njoftimin në rrjetet sociale shkruhet se flamuri shqiptar u ngrit për herë të parë në brigjet e liqenit Burley Griffin në kryeqytetin australian Kanberra në sheshin ku çdo Mision Diplomatik ka flamurin dhe pllakën me emrin e vendit që përfaqëson
Më tej në njoftimi shkruhet se komuniteti shqiptar e kishte pritur prej dekadash kishte pritur hapjen e Ambasadës dhe ngritjen e Flamurit shqiptar nën tingujt e Himnit Kombëtar.
“Data 20 nëntor 2020 shënon përfundimin e proçedurave për hapjen dhe njohjen zyrtare të Ambasadës së parë shqiptare në Australi. Flamuri shqiptar u ngrit në këtë datë për herë të parë në brigjet e liqenit Burley Griffin në kryeqytetin australian Kanberra në sheshin ku çdo Mision Diplomatik ka flamurin dhe pllakën me emrin e vendit që përfaqëson. Kjo ishte një ceremoni me konotacion historik për komunitetin shqiptar që prej dekadash kishte pritur hapjen e Ambasadës dhe ngritjen e Flamurit shqiptar nën tingujt e Himnit Kombëtar.