Lajme

Ditët e plegrinazhit përfundojnë sot në këtë ditë të shenjtë dhe shënuar, lutja është: O Baba Aliu i madh sill shëndet, paqe dhe begati për shqiptarët kudo jannë e punojnë!

Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet ka filluar që me datë 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më sot 25 gusht.

Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota, por kete vit nuk ka qene keshtu prej Covid-19.

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët,banjot,ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë k urban një qengj për veten dhe familjen. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm ku rbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 22 dhe 23 Gusht.

MË TË LEXUARAT

To Top