Aktori i njohur Koço Devole është përb allur me pandeminë e koronavirusit.
Edhe pse ai tanimë ka rezultuar negativ me sëmundjen, gjendet ende në spital, pasi leu cemia, sëmundje që ka vuajtur më herët, ka nisur të ag ravohet përsëri tek ai. Djali i Koços, Genci, këtë ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Ai tha se gjendja e babait të tij për momentin është e stabilizuar. Genci thotë se pas daljes nga spitali, Devole nisi të përkeqë sohet e të kishte vështirësi në frymëmarrje.
Për këtë arsye qëndrimi i tij në shtëpi ishte i pamundur dhe duhej mjekim më i specializuar që arrihet falë kujdesit të mjekëve.
“Gjendja është stabël, nuk ka përkeqësime por as përmirësime. Ishte e pamundur, gjendja u përkeqësua, nuk ishte në gjendje për të dalë. Ai kishte insistuar kaq shumë që të dilte. Po kemi komunikuar vazhdimisht disa herë në ditë. Babai u përkeqësua, ishte i pa fuqishëm, nuk merrte dot frymë. Dëshironte oksigjen më tepër, dëshironte oksigjen”